Këshilli Konsultativ për Sigurinë Kombëtare i thirrur nga Presidenti për nesër, 15 shkurtin, duhet të dalë me garanci për mbrojtjen e komunitetit bullgar në Ukrainë në rast të përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit ushtarak. Këtë e deklaroi në Suhindoll Nënpresidentja Ilijana Jotova, ku mori pjesë në krasitjen rituale të vreshtave me rastin e Ditës së Trifon Zarezanit, festës së verës dhe vreshtarëve që shënohet më 14 shkurt.
“Komuniteti bullgar në Ukrainë është diaspora jonë më e madhe historike jashtë vendit. Në rast konflikti, ndoshta një pjesë e madhe e tyre do të bëhen refugjatë. Ne duhet të jemi gati në këtë moment dhe shteti bullgar duhet të ofrojë kushtet më të mira”, tha Nënpresidentja Jotova. Informacioni është i korrespondentes së BNR, Zdravka Masljankova.Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..
Më 10 tetor, Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Illva Johanson dhe Ministrja e Punëve të Brendshme e Hungarisë do t'i propozojnë Këshillit të BE-së që të shfuqizohen kontrollet në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Vendimi për..
Kryeministri në detyrë Dimiër Gllavçev, i cili ndodhet në SHBA për Samitin në Nju Jork, në Çikago u takua me biznesmenë, përfaqësues të organizatave të ndryshme, shkollave dhe qendrave kulturore bullgare. Ai përgëzoi përfaqësuesit e komunitetit më të..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu..
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe..