1539 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit, krahasuar me 3625 një ditë më parë. 78% e të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 15.3% e 10 061 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Nëse përqindja e të infektuarve mbetet e ulët të martën, ky do të jetë një tregues se kulmi i valës së fundit të pandemisë ka kaluar.
Numri i të sëmurëve aktivë është ulur me 1654 në 258 250. Në spitale janë shtruar 203 pacientë të infektuar. 90.6% e tyre nuk janë vaksinuar. Gjithsej të shtruarit në spital janë 6236 veta. 616 janë në terapi intensive.
Njëzet e pesë persona me Covid të konfirmuar vdiqën në harkun e shënuar kohor. Janë 3148 të shëruar.
Të dielën u vendosën vetëm 1000 vaksina.
Partia “Lëvizja e Gjelbër” i bëri thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë që të respektojnë ligjet e BE-së, provat shkencore dhe kërkesat e qytetarëve, jo presionin e korporatave. “Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së i vitit 2023...
Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të bashkuar dhe më të fortë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në fjalimin e tij me rastin e Festës..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..