Adhuruesit e sporteve të bardha përsëri kanë shkak për të festuar. Më 12 shkurt vendpushimi malor Pamporovo organizon Winter Fest Pamporovo me shumë muzikë, dëfrime dhe lojëra me dëborë. Aktualisht kushtet për ski në Pamporovo janë të shkëlqyera, janë hapur 12 pista, të shërbyera nga 11 pajisje teleferiku. Hareja e dëborës fillon që nga ora 11:00 me DJ set, kurse skiatorët më të vegjël dhe snowboarders më të rinj kanë shumë aventura dhe lojëra përpara tyre. Edicioni i ardhshëm i Winter Fest Pamporovo është parashikuar për 3 marsin.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..
A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..
Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..