Bullgaria duhet t'i jetë mirënjohëse prof. Luc Montagnier, tha në sallën plenare deputeti prof. Andrej Çorbanov në emër të grupit parlamentar të partisë "Ka një popull të tillë". Çorbanov u kujtoi deputetëve se nobelisti Montagnier, i cili zbuloi virusin HIV, mbrojti punonjësit mjekësorë bullgarë, të dënuar me vdekje në Libi ,me emrin, autoritetin dhe ekspertizën e tij, kur ata u akuzuan nga regjimi i Muamar Gadafit për përhapjen e epidemisë së SIDA-s. Falë shkencëtarit francez bullgarët u shpallën të pafajshëm dhe u liruan nga burgjet libiane. Prof Luc Montagnier vdiq më 8 shkurt në moshën 89 vjeç. U prehtë në paqe!
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..