Pas njohjes së byrekut në enciklopedinë e pjatave tradicionale nga e gjithë bota "TasteAtlas", tora e Ruses "Garash" ndoqi shembullin e saj, por ndër ëmbëlsirat më të shijshme të çokollatës në botë.
Sipas renditjes, torta bullgare prej çokollate ka marrë vlerësimin më të lartë, por për nga popullariteti, torta "Garash" është në vendin e 12-të nga gjithsej 34 ëmbëlsira.Sipas këtij treguesi, çmimi shkoi për tortën vjeneze “Sacher”, e cila është e nënta sipas opinionit të konsumatorit, e ndjekur nga soufflé-ja prej çokollate, “Kladdkaka”, “Bolo de brigadeiro” dhe të tjera. Ajo zuri vendin e 12-të nga tridhjetë e katër ëmbëlsira. Çmimin e madh e mori torta Sacher, e ndjekur nga soufflé-ja prej çokollate, “Kladdkaka”, “Bolo de brigadeiro” dhe të tjera. Atlasi i kuzhinës kërkon ushqime, pije dhe produkte vendase tradicionale dhe i shfaq ato në një hartë interaktive të botës, e cila përmban rreth 10 000 pjata, mbi 6 000 produkte vendase dhe më shumë se 17 000 vende me gjellë tradicionale. Enciklopedia është vepër e gazetarit dhe blogerit kroat Matija Babiç, i cili është i bindur se gjithnjë e më shumë njerëz duan të provojnë ushqime vendase të prodhuara nga produkte unike vendase. Si njohës i shijeve tipike rajonale dhe recetave të provuara me kohë, ai udhëton nëpër botë për të zgjedhur ushqimet më të shijshme dhe restorantet tradicionale.
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..