“Në procesin e dhënies së shtetësisë bullgare duhet t'i kushtohet vëmendje më e madhe ndryshimeve legjislative, në mënyrë që qytetarët nga bashkësitë historike bullgare jashtë vendit të mund të marrin më lehtë pasaporta bullgare dhe jo ata që deklarojnë një lloj investimi. Këtë thirrje e bëri Presidenti Rumen Radev në një konferencë në përgjigje të një pyetjeje për hetimin e të ashtuquajturave "pasaporta të arta". Ai shtoi se nga ana e Presidencës tërë procesi i lëshimit të pasaportave bullgare është absolutisht transparent. Nënpresidentja Ilijana Jotova ka iniciuar kontrolle shtesë të dokumenteve të dorëzuara në Presidencë për të shmangur çdo dyshim.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e mëngjesit do të ketë dukshmëri të reduktuar përgjatë brigjeve të lumenjve dhe rreth pelgjeve. Gjatë ditës moti do të jetë me diell..
Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Kinës në fushën e bujqësisë dhe ushqimit po zhvillohet në mënyrë shumë aktive dhe po zgjerohet vazhdimisht. Kështu u deklarua në takimin në Sofje të zëvendësministres së bujqësisë dhe ushqimit, Llozana Vasileva,..
Rëndësia e anëtarësimit në eurozonë për Bullgarinë ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Presidentin e Eurogrupit Paschal Donohoe. Në takimin në Bruksel, ku po..
Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së..
Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira..