Presidenti Rumen Radev e cilësoi si shantazh institucional marrjen në pyetje të Kryeministrit Kirill Petkov në Prokurori. Kreu i shtetit tha se pret që liderët e partive në koalicion të qëndrojnë fort pas Kryeministrit në situatën aktuale. Sipas Radevit, është iluzion të mendosh se demokracia dhe shteti i së drejtës do të rikthehen papritur, sepse procesi është i vështirë dhe gabimet dhe zhgënjimet janë të pashmangshme, për këtë ka nevojë për më shumë kohë. Sipas tij, ka bashkëpunim konstruktiv mes Presidencës dhe pushtetit ekzekutiv, por institucioni presidencial pret që kabineti të jetë shumë më i hapur, transparent dhe më parimor në punën e tij për të larguar çdo dyshim për vendimet dhe veprimet në prapaskenë.
Kryeministri Kirill Petkov ishte thirrur në pyetje në Prokurorinë e Lartë të Kasacionit. Ai u thirr në lidhje me deklaratat e tij se në Bullgari ka rreth 20 persona, të cilët sipas tij janë në themel të krimit ekonomik dhe kriminal, por Prokuroria nuk ka marrë asnjë masë.Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u riparuar dhe më pas do të vazhdojë lundrimin drejt Amerikës së Jugut – Uruguait dhe Argjentinës, me..
Qeveria do të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për të vlerësuar gatishmërinë e Bullgarisë për t'u bashkuar me eurozonën. Këtë е deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov para gazetarëve në Bruksel, të cituar nga BTA. Ai konfirmoi se..
Anija që u ndalua për incidentin me kabllon e dëmtuar në Detin Baltik u lirua. Hetimi nuk gjeti asnjë provë sabotimi. Këtë e bëri të ditur prokuroria suedeze. Pak ditë më parë, anija bullgare “Vezhen” u ndalua nga autoritetet suedeze me dyshimin për..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga..
Që nga 1 janari ka një zonë zgjedhore jashtë vendit. Në zgjedhjet e reja parlamentare, ajo do të prezantojë listën e tij. Por sa e gjatë do të jetë kjo..