Në kuadrin e turneut të tij në disa shtete Këshilltari i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Derek Chollet, vizitoi Sofjen, në krye të një delegacioni të zyrtarëve të lartë, njoftoi BTA. Vizita e Chollet në vendin tonë është vazhdimësi e dialogut strategjik dypalësh midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara, i cili filloi në janar 2020. Qëllimi i vizitës më 8 shkurt ishte të trajtonte një gamë të gjerë temash në lidhje me përmirësimin strategjik të marrëdhënieve të qëndrueshme dypalëshe, forcimin e sigurisë dhe prosperitetit tonë të përbashkët dhe vazhdimin e bashkëpunimit transatlantik në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Këshilltari Chollet vlerësoi rezultatet e bisedimeve të tij me përfaqësuesit e qeverisë bullgare, duke përfshirë Ministrin e Ekonomisë Asen Vasilev, Ministrin e Mbrojtjes Stefan Janev dhe Ministren e Punëve të Jashtme Teodora Gеnçovska. Derek Chollet tha se Shtetet e Bashkuara mirëpresin agjendën ambicioze të qeverisë së re bullgare dhe do të ishin të lumtur ta mbështesin atë në trajtimin e pandemisë Covid-19, korrupsionit, ndryshimeve klimatike, diversifikimit të energjisë dhe çështjeve të tjera kyçe.
Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Sofje, këshilltari Chollet u njoh me një pjesë të trashëgimisë së pasur kulturore të kryeqytetit.Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në..