Nikollaj Vodeniçarov - Nikeca është një nga artistët më të pëlqyer në vendin tonë, veçanërisht në mesin e audiencës së re. Për më shumë se dhjetë vjet ai ka qenë pjesë e grupit “Casual Threesome”. Albumi i tyre debutues “Casualties” u përhap në tregun muzikor në tetor të vitit 2021. Një nga këngët në të – “Phoenix”, fitoi Çmimin e Parë të konkursit të BNR "Pranvera e Artë" - 2020. Nikeca ka një karrierë solo shumë të suksesshme. Në pranverën e vitit 2016 ai prezantoi këngën e tij të parë autoriale "Mirna". Regjisori i videos së këngës është i paharruari Dimo Stojanov nga grupi P.I.F.
Titulli i fundit me të cilin muzikanti fitoi popullaritet ishte kënga “Erdha të të marr”. Autori i muzikës dhe tekstit është Nikeca, ndërsa aranzhimi është bërë së bashku me Ivan Leçev - kitarë dhe Rosen Vatev - bateri, me të cilat performojnë këngën.
“Erdha të të marr” është një këngë për dashurinë, dashurinë e madhe me të cilën je ndarë, për vuajtjet e Romeos kur nuk është me Zhulietën dhe për përpjekjet për përballimin e të gjitha rrethanave që e pengojnë këtë dashuri. Ai shkon tek ajo dhe e çon në pafundësinë e tyre…”- kështu e përshkruan Nikeca përmbajtjen e tekstit për dëgjuesit e Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Ky projekt i ri muzikor nga autori i hitit të padiskutueshëm për fëmijë..
Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е formacionit - Savina - prezantoi këngën e saj të re solo "I dashuri im". Ajo u shfaq në momentin kur..
Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar..