Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët jashtë shtetit duan të hapin shkolla të reja të fundjavës

Shkolla bullgare e fundjavës "Shenjtorët Kirill dhe Metodij" në Athinë të Greqisë
Foto: BGNES

21 organizata bullgarësh nga 11 vende po aplikojnë për financim nga shteti bullgar për hapjen e shkollave të fundjavës jashtë vendit (të ashtuquajturat “shkolla të së dielës”). Shumica janë nga Britania e Madhe - 6, ka organizata nga Gjermania, Shqipëria, Italia, Spanja, Franca, Holanda, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, bëri të ditur Ministria e Arsimit.

373 janë shkollat bullgare të së dielës gjatë vitit 2022. Atje mësojnë mbi 35 000 fëmijë në 43 vende në 6 kontinente. Në 12 vitet e fundit, numri i nxënësve në shkollat e së dielës është rritur pothuajse 10 herë. 7.5 milionë euro është buxheti i parashikuar nga shteti për shkollat e së dielës.

Për herë të parë këtë vit do të përgatiten programe trajnimi për fëmijët e moshës parashkollore në shkollat bullgare të së dielës dhe materialet përkatëse elektronike.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Empati dhe pikëllim pas tragjedisë në Koçan

Gjithsej 59 persona humbën jetën dhe 155 u plagosën nga zjarri gjatë një koncerti të grupit të njohur “DNA” që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Pulsi” në qytetin e Koçanit, që ndodhet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, 65 km nga..

botuar më 25-03-16 8.48.MD

Shkencëtarët bullgarë i kushtojnë një konferencë ujit si një burim natyror i paçmuar

Instituti mbi Kërkimin e Klimës, Atmosferës dhe Ujit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (IIKAV-BAN) po organizon një konferencë dhe një ngjarje ceremoniale kushtuar ujit - një burim natyror i paçmuar, një komponent i domosdoshëm i të gjithë..

botuar më 25-03-16 8.30.PD

“Luga e Kupidit” – një sfidë gatimi në Sofje për personat me aftësi të kufizuara

Për të tretin vit radhazi në Bullgari do të mbahet konkursi ndërkombëtar i gatimit “Luga e Kupidit”. Konkursi i shijshëm ka një mision - të tregojë se personat me aftësi të kufizuara mund të përballojnë me sukses aktivitetet e përditshme kur u jepet..

botuar më 25-03-16 7.30.PD