“Bullgarët (jashtë vendit) janë njëkohësisht aq afër edhe aq larg – me gjuhën e tyre, me festat dhe ditët e javës, me shqetësimet, gëzimet dhe shpresat për një të ardhme më të mirë”, shkruan në parathënien e vëllimit të tretë të serisë “Bullgarët jashtë shtetit. Kaq afër, kaq larg” Snezhana Joveva-Dimitrova, hartuese, iniciatore dhe autore në dy librat e parë. Megjithëse ajo punon që prej vitesh me komunitetet bullgare jashtë shtetit dhe tani është drejtoreshë e Institutit Shtetëror të Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, ajo thotë se kur u botua vëllimi i parë i përmbledhjes në vitin 2016, nuk priste një interes kaq të madh.”
Vëllimi i tretë është përgatitur nga Snezhana Joveva-Dimitrova së bashku me Prof. Dr. Anna Goçeva – linguiste në Departamentin e Dialektologjisë Bullgare dhe të Gjeografisë Linguistike në Institutin e Gjuhës Bullgare në Akademinë Bullgare të Shkencave.
Botimi është i ndarë në dy pjesë. Në të parin janë paraqitur tekste letrare, kurse në të dytin – punime shkencore të specialistëve të Institutit të Etnologjisë dhe Folklorit në Akademinë Bullgare të Shkencave.
“Ky vëllim i tretë është më i ndryshëm, sepse përmban tekste shumë më personale dhe emocionale” – tha para Radio Bullgarisë hartuesja e vëllimit
Pjesa e tretë e "Kaq afër, kaq larg" u botua në mesin e vitit 2021, por për shkak të pandemisë së koronavirusit prezantimi i tij i parë jashtë Bullgarisë u zhvillua para pak ditësh - në Berlin, me ftesë të Institutit Bullgar të Kulturës në kryeqytetin gjerman. Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Doc. Dr. Ilijana Garavallova, e cila ka kontribuar për shkrimin e librit me kërkime shkencore kushtuar komunitetit bullgar në Srecka Zhupa, Republika e Kosovës.
“Interesantja në vëllimin e tretë është se për herë të parë fokusi është te bullgarët në Moskë – diçka që nuk është bërë deri më tani – thotë Doc. Dr. Garavallova. - Përveç kësaj, ka një tekst mjaft interesant të drejtorit të Institutit bullgar të Kulturës në Berlin, Borisllav Petranov, i cili flet për komunitetin kulturor dhe artistik në Vjenë dhe në Berlin. Çdo një tekst tregon perspektivën unikale personale të autorit. Kjo tregohet edhe në tekstet, të cilat na rrëfejnë për bashkësitë bullgare në kushtet e pandemisë dhe për ndikimin e saj mbi mënyrën e tyre të jetesës, problemet dhe jetën e përditshme.”
Shumë interesante është puna shkencore e Doc. Dr. Garavallova, e cila na çon te bullgarët, ose “tanët”, siç janë të njohur, në krahinën Srecka Zhupa të Kosovës.
“Krahina Srecka Zhupa dhe minoriteti bullgar atje dhe tani mbeten disi mënjanë, pak të njohur. Ndoshta arsyeja për këtë është se bëhet fjalë për një diasporë shumë të vjetër - supozohet se minoriteti bullgar u shpërngul atje diku në shekullin XII, gjatë persekutimit të bogomilëve në Bullgari. Aktualisht ai përbëhet tërësisht nga myslimanë bullgarë, të cilët kanë një kujtesë shumë të qartë se cila është origjina e tyre dhe ku janë rrënjët e tyre. Është një komunitet jashtëzakonisht i mbyllur, i vendosur lart në malet e Sharrit dhe pikërisht për shkak se është shumë i izoluar, ai ka ruajtur identitetin e tij, me një gjuhë të bukur bullgare, e cila ndërthur shumë tipare arkaike dhe elemente moderne të gjuhës. Njerëzit në rreth e ruajnë me zell identitetin e tyre bullgar dhe janë krenarë për të”.
Çdo vit, shoqata lokale e muhamedanëve bullgarë organizon kurse studentore për fëmijët nga rajoni i Sreckës, duke i ndihmuar ata të zotërojnë gjuhën letrare bullgare. Për momentin ka një grup shumë të madh studentësh në universitetet bullgare që vijnë nga kjo zonë në Kosovë, tha Doc. Dr. Garavallova.
Pas prezantimit të vëllimit të tretë "Bullgarët jashtë shëtit. Kaq afër, kaq larg" dhe projekteve të ndryshme të zhvilluara nga Instituti i Gjuhës Bullgare në Akademinë Bullgare të Shkencave, Doc. Dr. Ilijana Garavallova është optimiste:
“Mendoj se vitet e fundit po na rikthehet dëshira për t'u informuar, për t'u arsimuar, d.m.th. prestigji i njeriut të arsimuar duket se po ringjallet. Diçka që u harrua në kushtet e tranzicionit”.
Botimi i ri i serisë është publikuar sërish falë Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe është online në faqen e revistës elektronike “Ongal”. Dy librat e parë janë përkthyer në anglisht.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaMilena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..