Lisi veror 350-vjeçar pranë fshatit Svilengrad të Studenës është mbajtësi i titullit "Pema me rrënjë" për vitin 2021. Pema, e vjetër rreth tre shekuj e gjysmë, ngrihet tek hyrja e Studenës dhe shihet nga i gjithë fshati. Në kategorinë “Pemët shekullore po flasin” fituesi është Rrapi i Çuçurit - një pemë 350 vjeçare që rritet në zonën me të njëjtin emër në fshatin Godeshevo.
Çmimet “Adhuruesi i ri i natyrës” iu dhanë nxënësve nga Klubi “Udhëtarët nëpër Etnografinë e Graovos” në shkollën e mesme “Vasill Levski” në Sofje dhe nga Raise-Qendra Rajonale Rinore në qytetin Breznik. Kujdesi për mirëmbajtjen dhe fisnikërimin e zonës pranë fshatit Breznishki Izvor është misioni i tyre që prej 4 vitesh. Nxënësit nga Shkolla Teknologjike e Sistemeve Elektronike pranë Universitetit Teknik të Sofjes, Shkolla Profesionale e Transportit dhe Energjisë “Henry Ford” dhe Shkolla e 32 e Mesme “Shën Klementi i Ohrit” në Sofje morën një çmim special. Ata dërguan “historinë e bredhit të tyre”, i cili është pema e parë që mbollën si pjesë e fushatës së tyre për mbledhje dhe riciklim telefonash, e cila synon blerjen dhe mbjelljen e një peme me paratë e mbledhura.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i kujton mirë. Megjithatë, ajo ka rrënjë shumë më të thella. Filloi me protestat e punëtorëve në Çikago..
Gabriella Haxhikostova (Gabriella Hadzsikosztova) është aktore, e lindur në Sofje në familjen e Liljana Kisjova dhe Konstantin Haxhikostov, artistë shumë të njohur bullgarë nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar. Gabriella jeton në Budapest për më..
Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios publike tani lexohen nga një avatar i inteligjencës artificiale i trajnuar në bullgarisht, në një..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i..