Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Petkov: Certifikata e gjelbër do të hiqet në rast se shtretërit e zënë në terapinë intensive janë 5%

Foto: БГНЕС

Kryeministri Kirill Petkov siguroi se nuk është angazhuar para partisë “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”) për heqjen e certifikatës së gjelbër. Ai rikujtoi se do të ketë një grup pune të udhëhequr nga virologia prof. Radka Argirova, i cili do të zhvillojë bisedime mes protestuesve kundër certifikatës së gjelbër dhe ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim realizimin e një dialogк të bazuar në të dhëna reale shëndetësore.

Duke folur para gazetarëve, kryeministri tha se certifikata e gjelbër duhet të hiqet nëse vaksinohet më shumë se 60% e popullsisë dhe numri i shtretërve të terapisë intensive në spitale ulet në 5%, sepse atëherë vendi do të dalë nga kriza.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

I shprehim mirënjohjen tonë mjekëve bullgarë në Ditën Botërore të Shëndetësisë

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë në Bullgari, njoftoi BTA. "Ju jeni njerëzit që çdo ditë, me profesionalizëm dhe..

rinovuar më 25-04-07 10.14.PD

Protesta në Sofje, për shkak të luftës në rrugë

Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit biseduan me ministrin e drejtësisë Georgi Georgiev..

botuar më 25-04-07 10.06.PD

40% e bullgarëve do të dhuronin organet e tyre pas vdekjes

Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk ​​e miratojnë dhe 20% nuk ​​mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..

botuar më 25-04-05 2.05.MD