Viti 2021 do të mbahet mend gjatë në Bullgari për shkak të veçorive të shumta politike. Populli ynë u thirr për të ushtruar të drejtën e tij për të votuar tri herë – në prill, korrik dhe nëntor. U zgjodhën përfaqësues popullorë në tre parlamente dhe vetëm ky i fundi arriti të formojë një kabinet. Çifti presidencial Rumen Radev dhe Ilijana Jorova u rizgjodh për mandat të dytë. Sociologë nga agjencitë “Gallup” dhe “Trend” bënë një “fotografi të momentit” të besimit institucional dhe politik, gati dy muaj pas fillimit të mandatit të koalicionit katërpalësh qeverisës:
“Pavarësisht legjitimitetit dhe besimit të caktuar politik që iu dha institucioneve që nga zgjedhjet e fundit të nëntorit, të dhënat tona tregojnë se ka një tension të rëndë social, të cilin mund ta quajmë dimër politik. Qeveria e tanishme duhet të përballet me problemet më të mëdha – rritjen e çmimeve, inflacionin etj. Kjo do të thotë, se ajo nuk disponon një muaj të gjatë mjalti”, komentoi politologu nga Agjencia “Trend” Anastas Stefanov.
Ai shprehu shpresë, se gjatë këtij viti nuk do të ketë zgjedhje të reja, por kjo sipas tij, “varet nga pushtetarët – nëse ata do të jenë në gjendje të caktojnë një rrugë për shoqërinë, të japin një horizont, të dallojnë liderë”.
Lider në besimin shoqëror është Presidenti Rumen Radev. Gjatë të gjitha pesë viteve si kreu i shtetit ai ishte ndër figurat politike më të miratuara në vend dhe me një status të tillë në janar hyri në mandatin e tij të dytë. 58.5 për qind e bullgarëve shprehin besim te Radev, ndërsa 31.1 – jo, gjë me të cilën kreu i shtetit kthehet në një politikan me vlerësimin më të lartë pozitiv tek ne – 26.4 për qind. Po rritet besimi te Kryeministri Kirll Petkov dhe disa nga ministrat e kabinetit, tregon një anketim i Agjencisë “Gallup International”:
“Sa herë që qeveria e re e merr detyrën, ajo ka besim lidhur me pritjet që njerëzit kanë ndaj saj”, thekson sociologia Janica Petkova. – Në muajin e parë të punës së qeverisë së re 44.9 për qind e bullgarëve shprehën besim në të, dhe 39 për qind – jo. E veçanta është se, për herë të parë në një dekadë, besimi e kalon mosbesimin.”
Pavarësisht mbështetjes së lartë, qeveria është në një situatë të pafavorshme, e cila bazohet në sfidat social-ekonomike nga rritja e madhe e çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve.
Një problem tjetër për këtë qeveri është mungesa e vizionit për politikën të cilën do të ndjekë pasi do të përballet me krizat e tanishme.
“Mantrat për korrupsionin zero dhe për domosdoshmërinë e ndryshimeve po përfunduan – është kategorik politologu Hristo Pançugov. - Kërcejmë nga skandali në skandal. Duket se qeveria në vend që t’i parashikojë dhe t’i menaxhojë ngjarjet, ajo ecën pas tyre. Është koha për të parë një axhendë të qartë dhe për të folur për politika reale.”
Mungesa e përvojës dhe fakti, se pjesa e madhe e përfaqësuesve popullorë deri më tani nuk ishin të angazhuar me kauza politike dhe shoqërore, është një parakusht për të papritura dhe për vlerësim të pamjaftueshëm të situatave të caktuara, gjë që do të çojë në gabime, mendon edhe Pançugov. Edhe pse Legjislatura e 47-të të Kuvendit Popullor nisi nga puna me një rritje të lehtë të besimit, një vlerësim i detajuar i veprimeve të politikanëve do të shikojmë mezi kur do të kalojnë disa muaj nga puna mbi sfida konkrete.
Përpiulues: Joan Kolev (sipas intervistave të Elena Pënevska dhe Lëçezar Hristov nga BNR – Radio Sofja)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..