Pas takimit të sotëm të grupit të punës për ekonomi, tregti dhe inovacion Ministri bullgar i Inovacionit dhe Zhvillimit Daniel Lorer dhe Fatmir Besimi - Ministër i Financave i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpallën një Mekanizëm për transparencë të investimeve ndërmjet Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut
Mekanizmi do të synojë që çdo investitor nga Bullgaria apo Maqedonia e Veriut të jetë në gjendje, në rast se ka dyshimin më të vogël për diskriminim apo trajtim të pabarabartë nga autoritetet qendrore, të sinjalizojë për problemet, kështu qe ato të arrijnë nivelin më të lartë politik.
“Nuk e dimë nëse kjo po ndodh, por duam të kemi transparencë që të mos ketë spekulime”, tha Ministri Lorer. Ai premtoi se në kuadër të Mekanizmit do të sigurohet mbështetje për zonat rurale. Grupet e reja të punës muajin e ardhshëm do të punojnë për përmirësimin e mjedisit për investime, bujqësi, standarde ekonomike në të dyja anët e kufirit.Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..
Të enjten në orën 11.01. pranvera astronomike po vjen. Temperaturat minimale do të jenë minus 5 dhe 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e paradites do të ketë kushte të uljes së dukshmërisë vende-vende në fusha. Gjatë ditës do të..
Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur sot në Gazë, sipas informacioneve paraprake të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme, njoftoi ministria në faqen e saj të internetit. Informacione shtesë do të bëhen të ditura në një..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut...
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen..
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për..