Globalizimi, identiteti, dialogu dhe toleranca ndërkulturore, bukuria e natyrës, fytyrat dhe emocionet njerëzore - të gjitha këto pasqyrojnë 25 fotografitë e këndeve anembanë botës, të realizuara nga bullgarë të ndryshëm dhe të përfshira në ekspozitën udhëtuese "Drejtime" të Institutit Shtetëror të Kulturës. Ekspozita do të hapet më 29 janar në Galerinë “Bullgaria” në Romë me ftesë të Institutit Bullgar të Kulturës dhe Ambasadës Bullgare në Itali. Kujtojmë se Galeria “Bullgaria” ndodhet në qendrën turistike të Romës dhe u hap zyrtarisht më 26 maj 2021 nga Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev.
“Drejtime” është rezultat i një konkursi të zhvilluar së bashku me Fondacionin “FotoFabrikë” në mesin e vitit 2020 për të shënuar 15 vjetorin e themelimit të Institutit Shtetëror të Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë. Atëherë vendin e parë e fitoi fotografia e Minko Mihajllovit “Shëtitje në perëndim”.
Ekspozita “Drejtime” do të mbetet në Galerinë “Bullgaria” në Romë deri më 27 shkurt 2022.
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..