E premtja para dite temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5 dhe 0 gradë. Gjatë ditës vranësira do të jetë e ndryshueshme, pasdite dhe e konsiderueshme. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10 gradë, për Sofje deri në 5 gradë.
Në bregun e Detit të Zi, temperaturat maksimale ditore do të jenë të barabarta me ato të ujit të detit ndërmjet 5-6 gradë.
Mbi male vranësirat do të jenë të ndryshueshme, mbi Stara Pllanina dhe të konsiderueshme. Në disa vende do të bjerë borë. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në zonat e larta dhe të hapura erë të fortë. Ka rrezik për ortekë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 1 gradë, në 2000 m deri në minus 4.
Të shtunën temperaturat ditore do të pësojnë ulje me 3-4 gradë Celsius.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..