Gjatë një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, Kryeministri Kirill Petkov vuri në dukje se ulja e tensioneve është një përparësi kryesore për qeverinë bullgare. Kërkesa për të dëgjuar Kryeministrin dhe ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes po ndodh në një kohë të konfrontimit në rritje mes NATO-s dhe Rusisë. “Që në fillim kemi deklaruar se do të jemi një aleat konstruktiv në NATO, një anëtar i BE-së dhe qëndrimi ynë është shprehur qartë - Bullgaria është dhe do të jetë një aleat i përgjegjshëm me një pozicion të parashikueshëm”, tha kryeministri.
Më herët sot Këshilli i Ministrave vendosi t'i japë përparësi strategjisë bullgare për uljen e tensioneve ndërmjet NATO-s dhe Federatës Ruse, si dhe të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për zgjidhjen e këtij konflikti përmes kanaleve diplomatike, njofton BTA. Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, në të cilën u dëgjua raporti i Ministrit të Mbrojtjes për situatën NATO-Rusi, Kryeministri Kirill Petkov njoftoi se strategjia bullgare e mbrojtjes do të bazohet në ushtrinë bullgare dhe në rimëkëmbjen e saj financiare. Sipas Ministrit të Mbrojtjes Stefan Janev, do të investohen mjete financiare në ndërtimin e një grupi luftarak batalioni si detyrë prioritare e aftësive mbrojtëse brenda NATO-s.
Në seancën dëgjimore në Parlament Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska theksoi se Bullgaria e formon qëndrimin e saj në bazë të legjislacionit kombëtar, duke marrë parasysh interesin kombëtar dhe të aleatëve të saj.Sipas Ministres Gençovska, pavarësisht nga masat shtesë që do të ndërmerren, duke përfshirë edhe ato ushtarake, duhet të jetë mjaft e qartë se ato kanë karakter mbrojtës dhe nuk kanë për qëllim përshkallëzimin e tensionit.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..