Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev pret që Bullgaria t’i bashkohet stërvitjes së NATO-s me një batalion deri në 1000 persona. Është e krijuar mundësia që ushtria bullgare të zhvillohet me më shumë stërvitje të përbashkëta. Diplomacia nuk ka mbaruar, tha Janev për BNT për krizën mes Rusisë dhe Ukrainës. Të gjitha përpjekjet, duke përfshirë ushtarake, synojnë t’i japin një shans diplomacisë dhe të shmangin konfliktin, tha ministri.
Janev nuk pranoi të komentojë mbi informacionin e BNR-së se Bullgaria nuk pranon të vendosë trupa amerikane në vend, por është gati të pranojë franceze. Nëse do të zhvilloheshin bisedime të tilla, ato do të ishin në nivelin ushtarako-teknik. Në planin politik një gjë e tillë nuk është diskutuar, tha ministri.
Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..
Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Temperaturat..
Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..