Se si zbulohen dialektet bullgare përmes gjellëve të stërgjysheve tona ose anasjelltas, mund të mësojmë nëse "shfletojmë" "Hartën interaktive të kuzhinës në territorin e gjuhës bullgare" të Institutit të Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Përveç për të folurat dhe për gatimet e vjetra, harta paraqes informacione për bullgarin e sotëm - si jeton ai, cilat janë zakonet dhe traditat e tij, përmes regjistrimeve audio dhe video, dhe një galerie fotografish dhe artikujsh në bullgarisht dhe anglisht në internet.
“Harta i tejkalon mjaft pritjet tona të jetë vetëm gjuhësore dhe vetëm kulinare -tregon drejtuesja e projektit profesoresha Ana Koçeva. U formua një biografi e vërtetë e bullgarit modern nga vendbanimet e vogla të populluara gjatë viteve 20 të shekullit të 21 - njerëzit na paraqiteshin në veshjet e tyre autentike popullore, përfshi dhe derisa gatuanin dhe tregonin për një gjellë të caktuar, rastiste madje të na këndojnë këngë nga krahina e vet. Saktësuam se bullgari i respekton traditat, respekton dietën tradicionale të lidhur me kalendarin ortodoks, por, më tepër pëlqen të ulet në sofër, dhe të mbledh familjen rreth saj. Kështu që në hartë mund të shikojmë traditat bullgare të ruajtura shumë mirë jo vetëm në ditët e festës, por në një shkallë të madhe dhe në ditët e përditshme.”
Edhe pse mendojnë se janë dialektologë të përgatitur shumë mirë, shkencëtarët ndeshen me befasi në çdo një vend të populluar. Në qytetin Bansko kuptojnë se përse vendasit e shqiptojnë gjellën tradicionale çomlek (një copë mish derri me patate në një enë prej balte) me “u” në rrokjen e parë, kurse shpjegimi është i thjeshtë - për shkak të mishit, perimeve, por më tepër të hudhrës, sepse ajo ka dëbuar murtajën. Ata gjithashtu hedhin poshtë mitet për vetitë e dëmshme të proshutës, duke hasur me copëra proshute të skuqur jo vetëm në tryezë, por dhe me afro 20 emërtime të tyre. Del se copërat e proshutës së skuqur të quajtura prëzhki (që më saktë është sallo e shkrirë përmes skuqjes) marrin pjesë madje në ëmbëlsirat e bëra në fshatin Gumoshtnik në qytetin Trojan të malit Stara Pllanina, me një yndyrë të ngjashme përgatitet gruri dasmor, derisa në Banat - një krahinë historike-gjeografike, të populluar me katolikë bullgarë në Austro-Hungarinë e dikurshme, sot në kufijtë e Rumanisë, Serbisë dhe Hungarisë - përgatisin një mëngjes prej brumi, të njohur si kifle të ëmbla me proshutë e skuqur.
Dhe meqenëse studiojnë të gjithë territorin gjuhësor bullgar, shkencëtarët vizitojnë qyteza dhe vendbanime jo vetëm tek ne, por dhe në Krahinat Perëndimore, në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, si dhe në diasporat historike të bullgarëve të Banatit dhe Besarabisë. Por, kodo që të shkojnë, i presin me një “dialekt tingëllues bullgar,” arkaik dhe me veçori karakteristike fonetike.
“Kam frikë se, që të gjitha thashethemet për vdekjen e parakohshme të dialekteve janë të stërmadhuara në një shkallë të madhe, sepse dhe njerëzit e rinj i zotërojnë mirë traditat kulinarike, të cilat i kanë mësuar nga gjyshërit dhe gjyshet e tyre - thotë profesoresha Ana Koçeva. Saktësuam se, në malet Rodopa që të gjithë e dinë sesi përgatiten gjellët specifike rodopëse. Kështu në fshatin Smiljan një djalë 23 vjeç në një dialekt autentik rodopas na tregoi dhe bëri fasule në bazë të recetës së fshatit. Fasulet nuk kishin asgjë të përbashkët me këtë, që na shesin nëpër pazaret dhe në dyqane. Jap shembull me Rodopet, por pothuajse kudo del se dhe nuset e shtëpisë dhe vajzat, madje dhe djemtë i ruajnë dijet kulinarike dhe gjuhësore. Dhe Falë Zotit, sepse Bullgaria bazohet në këtë.”
Fare përpara ca kohe, harta kulinarike u prezantua gjatë një interesi mjaft të madh në Institutin Kulturor Bullgar në Berlin. Nëse situata pandemike lejon, ajo do të ketë premierën e vet dhe përpara bashkësive të tjera jashtë shtetit, përfshi dhe institucionet dhe universitetet sllave. Kurse, menjëherë pasi të vijë pranvera, shkencëtarët nga Instituti i Gjuhës Bullgare do të drejtohen në ekspeditën e vet të radhës - kësaj here në pjesët e pastudiuara nga Bullgaria Verilindore, krahina e Rajonit të Danubit dhe Krahinat Perëndimore. “Me një krenari mund të them se, pjesa më e madhe e territorit gjuhësor tanimë është i mbuluar”, thekson profesoresha Ana Koçeva.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: ibl.bas.bg, BGNES, arkiv personal
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..