Rodopet Lindore zënë një vend qendror në një film reklamues për natyrën e egër të Bullgarisë, xhiruar nga Euronews TV. Në video personazhet kryesore janë dreri, shkaba, bizoni. Pamjet e xhiruara do të transmetohen si një serial, i porositur nga Ministria e Turizmit. Bullgaria paraqitet si një destinacion për turizëm veror dhe spa. Kuadrot e tërheqin vëmendjen ndaj natyrës së egër bullgare - thonë nga fondacioni “Rodopet më të egra”. Me ndihmën e tij, janë realizuar xhirimet në zonën “Studen Kladenec”. Ekipi i Euronews është i impresionuar nga mundësia për të parë nga afër jetën e kafshëve të egra në Rodopet Lindore. Ato tashmë janë mësuar me njerëzit dhe nuk kanë frikë kur u afrohen, "por më e rëndësishmja është se me çdo një video që po bëjmë dhe me çdo një lajm që ndajmë, ne apelojmë që më shumë njerëz të njihen me botën e egër në Bullgari "- thonë nga fondacioni “Rodopet më të egra”. Misioni i tyre nuk është vetëm t'ia tregojnë botës vendin tonë, por në të njëjtën kohë të inkurajojnë ruajtjen e shumëllojshmërisë së kafshëve që kemi.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaNë Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..
Këtë verë, të ftuarit e bashkisë Çepelare do të mund të diversifikojnë pushimet e tyre në natyrën e bukur të Rodopeve me një tjetër rrugë malore. Bëhet fjalë për shtegun e ri turistik “Laboratori i shpellës, Stara Pllanina, shpella e Topçetos, shtylla e..
Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..