Inflacioni është rreth normave mesatare evropiane. Jemi dy për qind mbi mesataren e BE-së. Presim që piku të jetë në muajin mars-prill, pas së cilës ai të fillojë të qetësohet. Atëherë çmimet e energjisë do të fillojnë të bien dhe ne do t'i afrohemi inflacionit mesatar evropian. Këtë e deklaroi në një intervistë për gazetën “24 çasa” Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev. Pjesa më e madhe e inflacionit të vendit importohet sepse jemi të lidhur me euron, tha ministri.
Sipas Zëvendëskryeministrit, projektet e planifikuara për ndërtimin e urave të reja mbi Danub, tuneleve, autostradave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në 4 vitet në vijim janë të realizueshme dhe shteti do të mund të ndajë rreth 6 miliardë euro, së bashku me fondet e marra nga BE-ja.41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..