Më 20 janar, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Evtimij - Patriarkun Tërnovski. Ai është ndër bullgarët më të mëdhenj të shekullit të 14-të, udhëheqësi i fundit i Patrikanës së Tërnovos.
Evtimij lindi rreth viteve 1320 - 1330. Ai u bë ndjekës i Teodosij Tërnovski, pasues i mësimit mistik fetar në Mesjetë, i njohur në Bullgari si “Isihazëm”. Së bashku me mësuesin e tij në vitin 1363 shkoi në Kostandinopojë. Sipas të dhënave që disponojmë Evtimij ka zhvulluar veprimtari në manastiret në Malin е Shenjtë.
Në vitin 1371, kleriku u kthye në Tërnovo dhe themeloi Manastirin "Trinia e Shenjtë". Manastiri u bë qendra e shkollës letrare të Tërnovos. Evtimij Tërnovski kreu reformën gjuhësore, ose të ashtuquajturin “drejtim fjalësh”. Në vitin 1375 u zgjodh Patriark. Pas pushtimit të Tërnovos nga osmanët, për shkak të mbrojtjes së ortodoksëve, shenjtori u internua. Ai vdiq pas vitit 1401.
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..