Grupi G.R.A.S. është themeluar në fund të vitit 2004 nga ish-anëtarët e formacionit të njohur muzikor Fandango. Emri është shkurtim i emrave të anëtarëve: Georgi Rusev - bas, vokal, Rosen Senovski - kitara, tastierë (i cili ishte në grup deri në vitin 2008), Atanas Millarov - bateri, Svetosllav Mihajllov - kitarë, vokal.
Në vitin 2007, G.R.A.S. filloi të punojë me Stefka Emillovën (Stef), sot vokaliste kryesore e grupit. “Outspoken”, albumi i tyre debutues, doli në tregun muzikor në vitin 2010.
Aktualisht kënga “Po fluturoj” e G.R.A.S. është pothuajse në krye të renditjes javore muzikore të Radios Kombëtare Bullgare për muzikën pop dhe rock bullgare.
Muzika e "Po fluturoj" është e Svetosllav Mihajllovit, ai është edhe autor i aranzhimit. Teksti është i Stefka Emillovës.
Kompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Ky projekt i ri muzikor nga autori i hitit të padiskutueshëm për fëmijë..
Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е formacionit - Savina - prezantoi këngën e saj të re solo "I dashuri im". Ajo u shfaq në momentin kur..
Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar..