Inflacioni në Bullgari për vitin 2021 është 7.8 për qind. Një nivel i ngjashëm krahasuar me një vit më parë u raportua në vitin 2008, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave.
Për shkak të pandemisë, inflacioni parashikohet të jetë 6 për qind në vitin 2022. Kjo do të ulë konsumin dhe rritjen ekonomike në 3.6 - 3.9 për qind.
Për një vit evidentohet rritja më e lartë e çmimeve të ushqimeve 8.9 për qind. Rritjen më të madhe e ka tek gjalpi dhe vajrat me 24.4 për qind. Buka është e rritur me 15.2 për qind, bulmetrat dhe vezët me 9.8 për qind.
Çmimi i perimeve u rrit me 12.4 për qind dhe i frutave - me 9.6 për qind. Në transport çmimet rriten me 22.2 për qind.
Rënie me bazë vjetore evidentohet vetëm tek veshjet 0.8 për qind, tek komunikimet me 5.3 për qind dhe tek biletat e avionëve me 7.8 për qind.
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..