Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të pandemisë po diskutojnë zgjatjen e pushimeve të nxënësve

Foto: BGNES

Nuk ka asnjë arsye në nivel kombëtar për të përsëritur gabimin e vitit 2021 dhe për të mbyllur shkollat ​​ku askush nuk është i sëmurë. Do të propozoj bashkimin e ditëve pas përfundimit të dymujorit të parë shkollor, duke i shpallur ato joshkollore. Kështu nga data 31.01 deri më 06.02 do të ketë pushim prej 9 ditësh jashtëshkollore, paralajmëroi Ministri i Arsimit, Akademik Nikollaj Denkov. 3.6 për qind e mësuesve dhe 2.58 për qind e fëmijëve janë në karantinë. Nuk kemi vlera mesatare të larta në vend, shpjegoi ministri. Masat për kompensimin e boshllëqeve të akumuluara në aktivitetet arsimore janë të mundshme pasi do të kalojë vala pandemike e variantit Omikron, tha Denkov.

Ministri tha se kërkoi që pagat e mësuesve të rriten me të paktën 25 për qind mbi mesataren kombëtare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët miratuan blerjen e raketave antitank “Javelin”

Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...

botuar më 25-03-26 6.06.MD
Ministri Georgi Georgiev

Ministri i Drejtësisë i shpalli luftë mafies së pronave

“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..

botuar më 25-03-26 4.19.MD
Deputetët e

“Vëzrazhdane”, “Veliçie” dhe MEÇ parashtruan një mocion mosëbesimi ndaj qeverisë

Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..

botuar më 25-03-26 3.17.MD