Numri i vdekjeve në Bullgari në nëntor është pothuajse dy herë më i lartë nga ai para pandemisë. Këtë e ka bërë të ditur agjencia evropiane e statistikave Eurostat, cituar nga “Dnevnik”. Eurostat publikoi të dhëna për vdekshmërinë e lartë, sipas të cilave ajo është më e larta në Bullgari ndër 30 vendet e Evropës ku u mblodhën të dhënat.
Sipas rezultateve, në nëntor 2021 vdekjet në Bullgari kanë qenë 88,2% më shumë se në të njëjtin muaj në periudhën bazë para pandemisë. Ky është numri më i lartë i vdekjeve në BE për këtë muaj, i cili rezultoi të ishte më vdekjeprurësi në Evropë vitin e kaluar (26.5%). Në anën tjetër është Suedia me një ndryshim të vdekshmërisë prej minus 0.5%. Matja e Eurostat përkon me valën e katërt të përhapjes së koronavirusit në Bullgari.
Pavarësisht rritjes së vdekjeve në Bullgari në nëntor, ajo nuk e kalon rekordin e nëntorit 2020, kur shkalla e vdekjeve në Bullgari ishte 94%.Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu,..
Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë..