Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kujtim të Dimo Stojanovit

Koncert shfaqje “Përralla P.I.F.”

Foto: BGNES

Dimo Stojanov nga grupi P.I.F., i cili u nda nga jeta pak më shumë se një vit më parë, vazhdon të jetojë në zemrat e miqve dhe adhuruesve të tij. Në vitin 2021 u mbajtën shumë veprimtari në kujtim të tij. Për datën 21 dhjetor 2021, kur u mbush një vit që kur Dimo u largua nga kjo botë, planifikohej një koncert shfaqje me titull “Përralla P.I.F. – neviDIMO”. Mirëpo, shfaqja u shty për 14 janarin e këtij viti. Një nga këngët më të bukura, të cilën e lidhim me zërin e Dimos është “Përrallë”. Vet ai ishte autor i tekstit, Ivan Velkov – i muzikës, aranzhimi është i grupit. “Edhe pse i padukshëm ai sërish do të jetë me ne në skenë, siç kjo ishte gjatë të gjitha këtyre viteve” – thonë muzikantët nga grupi. Në koncertin kushtuar Dimos, bashkë me pjesëmarrësit e tjerë të grupit P.I.F. në skenën e Sofia Live Club do të dalin edhe Ersin Mustafov, Vlaldimir Mihajllov, Nikeca Viktor (Gabana) dhe Mihaella Nenova – violinë.

Sipas pjesëmarrësve “Përralla P.I.F. - neviDIMO” (i padukshëm) nuk do të jetë vetëm një koncert nga seria në kujtim të Dimos, por kjo do të jetë një spektakël për njerëzit e mrekullueshëm që jetojnë në zemrat tona, për një fëmijë e madhe e papjekur, që e donte muzikën e Fredi Merkjurit dhe ëndërronte të bëhej si ai. Për dashurinë - ajo dashuri e vërtetë, universale për të cilën nuk ka kufij dhe kohë.

Kënga “Përrallë”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD