Kur në mëngjesin e parë të vitit të kaluar Rosica Rikova pa nga dritarja qiellin flakërues mbi qytetin Varna, tek ajo lindi ëndrra e saj që me ndihmën e një aparati fotografik të takojë diellin 365 mëngjese radhazi. Kështu vajza me lindjen e diellit, siç e quajnë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ditë pas dite e vulos diellin ndriçues në një veshje të re- qoftë për shkak të pikave të panumërta që fluturojnë nga shkëmbi në përplasjen e tyre me një valë të radhës së detit, qoftë për shkak të ngjyrave të zjarrta pulsuese, apo për shkak të ujërave të ngrira të liqenit pranë ndonjë peme të lashtë.
“Është mjaft e vështirë të nxjerrësh një lindje të vetme të diellit nga të gjitha 365 lindjet, thotë ajo. Secili prej tyre ishte i mirë në mënyrën e vet. Pash bukuri të shumta, por ato më të spikatura gjithmonë kanë qenë të lidhura me njerëz, kur nuk kam qenë vet, kur jemi mbledhur dhe bashkë i jemi gëzuar diellit të ri. Kështu ndodhi dhe në Xhullaj Morning. Të paharrueshme do të mbeten po kështu lindjet e diellit, të cilat i prita në çatinë e katedrales “Fjetja e Hyjlindëses Mari ” në qytetin Varna dhe nga balona mbi shkëmbinjtë e Bellogradçikut. Që të gjitha këto emocione nuk do t’i kisha provuar, nëse nuk do ta kisha ndërmarr këtë rrugë. Prandaj jam shumë mirënjohëse.“
Rosica Rikova ka lindur në Tervell, por më shumë se 20 vjet jeton në kryeqytetin tonë detar Varna. Qëndrimi i saj ndaj natyrës e angazhon me parkun më të madh të erës për energji nga burimet e rinovueshme, ku punon si një asistente administrative, derisa pasioni i saj ndaj udhëtimeve e tërheq ndaj fotografisë. Dhe meqenëse ëndërron të të bëj fotografi ato në ”National Geographic“, regjistrohet në një shkollë për fotografim, që të mund të bëjë hapat e saj më profesionale.
“Dua që të regjistroj çdo gjë, e cila më emocionon - çdo një pamje, çdo gjë të pazakonshme për kulturat e reja, dhe pas kohe vetëm me një vështrim të kthehem mbrapa”- sqaron ajo.
Që të mund të fotografojë lindjet e diellit - “projekti më grandioz deri në këtë moment”, i nevojitet që çdo ditë të ngrihet në orën 5.00. Kështu zbulon këmbënguljen – një cilësi që beson se nuk e posedon, pasi shpeshherë i lë gjërat të papërfunduara.Zbulon po kështu gëzimin nga shkrimi, duke i shoqëruar fotografitë e saj me histori të përjetuara.
“Ndarja e gjërave për mua është shumë e rëndësishme - shton Rosica Rikova. Rreth koronavirusit dhe të gjithë kësaj mbylljeje, sikurse në një plan të pasmë mbetën bukuritë dhe çdo gjë të bukur, e cila rastis. Por, fare e ndryshme është ndjenja kur e ndan me dikë dhe shikon se ndokush përballë po kështu si ti emocionohet. Në ndonjë farë mënyre ti provokon buzëqeshje - të paktën për mua kjo i jep kuptim asaj që po bëj.”
Vajza me lindjet e diellit tërheq njerëz të shumtë, të cilët po kështu si ajo kanë dëshirë të presin diellin. Dhe formohen kujtime të shtrenjta - të shijshme dhe aromatike si fetat e bukës të skuqura, me një reçel shtëpie prej frutave të pyllit, të përgatitura në plazh nga Jordan Krëstevi (“Përqafoje kuzhinierin”), ose të shkëlqyera dhe mjaft të përzemërta si takimi i rastit me një zonjë të moshuar kolorite (“Stojanka Mutafova në variantin serb”).
“Lindjen e fundit e festova me miq dhe me njerëz, të cilët e ndjekin faqen time në rrjetin social - thotë akoma Rosica Rikova. E pritëm në bregun e detit në qytetin Varna. Kishim me vete një gajdexhi, i cili gjatë lindjes së diellit filloi të ekzekutojë muzikë. U shtrimë në rërë dhe me trupat tanë formuam një diell dhe e filmuam me dron. Mora dhe vathët më të mirë diellorë - në fakt më shpallën mbretëreshën e lindjeve të diellit dhe madje më vendosën një kurorë”.
Çdo një lindje e re e diellit është një fillim i ri dhe një shans i ri të jemi më të mirë, beson Vajza me lindjet e diellit. Duke ndjekur këtë filozofi, Rosica ëndërron të përshëndesë diellin në savanë, në shkretëtirë, në xhungël, në Polin e Veriut. Dhe i uron vetes “Të ketë nga një lindje nga çdo një shtet”.
Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistës së Dimitrina Donçevës, BNR-Varna/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Rosica RikovaNata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..