Kjo që po ndodh në Bullgari është një tragjedi e vërtetë. Në vitin e dytë të pandemisë u humbën më shumë se 23 000 jetë, tre herë më shumë se në vitin e parë. Kjo nuk duhej të ndodhte, sepse tashmë kishte vaksina të cilësisë së lartë që ishin dorëzuar në vend, tha për BNT Dr. Skender Sila, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Bullgarinë.
Doza përforcuese siguron më shumë se 80% ulje të rrezikut të shtrimit në spital në rast infeksioni, tha z. Sila dhe u bëri thirrje të moshuarve, njerëzve me sëmundje kronike dhe stafit mësimdhënës që të imunizohen.
Eksperti tha se me Ministrin e Shëndetësisë po punohet për një strategji për të bindur bullgarët të vaksinohen, që sipas tij duhet të jetë një akt vullnetar.Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në bullgarisht. “Gëzuar Festën Kombëtare, Bullgari!”, thuhet në urimin në emër të institucionit të krerëve të..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha nënpresidentja Ilijana Jotova pas ceremonisë zyrtare në Sofje me rastin e 3 Marsit. Mungesa e..
Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav..
Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e..
Do të krijohet një qendër për inovacionet në mbrojtje, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov në një mbledhje të qeverisë. Industria bullgare e mbrojtjes..