Vendet e subvencionuara nga shteti për pranimin e studentëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në institucionet bullgare të arsimit të lartë janë dyfishuar - nga 150 në 300. Këtë e vendosi Këshilli i Ministrave me ndryshimin e dekretit për pranimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për studentë në universitetet shtetërore në Bullgari.
Ndryshimet në një dekret tjetër të qeverisë lejojnë studentët e diasporës bullgare që nuk kanë një dokument të shtetësisë bullgare të aplikojnë gjithashtu në universitetet bullgare. Bëhet fjalë për persona me kombësi bullgare që përdorin gjuhën bullgare dhe e identifikojnë veten si bullgarë. Ata duhet të kenë prejardhjen nga një vendbanim që ka qenë pjesë e shtetit bullgar ose ekzarkatit bullgar në të kaluarën, ose të kenë të afërm me emra nga sistemi tradicional familjar bullgar, ose të jenë pjesë e një komuniteti bullgar ose e një pakice bullgare në një vend tjetër.
Studentët nga diaspora bullgare përjashtohen nga tarifat e aplikimit dhe shkollimit nëse janë shtetas të një prej vendeve të mëposhtme: Shqipërisë, Kazakistanit, Kosovës, Moldavisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Ukrainës. Ndryshimet hyjnë në fuqi në vitin akademik 2022/2023.
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..