7062 janë rastet e reja me koronavirus për një ditë në vend, një ditë më parë ato ishin 6761. 74 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 18,6% e 37 952 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Omikron ende nuk është lloji dominues në Bullgari dhe zë 10.3% të mostrave të marra.
Numri i të sëmurëve aktivë është rritur me mbi 6000 dhe ka arritur në 140 224 veta. Në 24 orët e fundit në spitale janë shtruar 627 pacientë të infektuar. 83.6% e tyre nuk janë vaksinuar. Gjithsej 5240 pacientë janë shtruar në spital. 580 janë në terapi intensive.
Në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh vdiqën 89 persona. 82 prej tyre nuk ishin vaksinuar. 1323 u shëruan.
Të martën janë dhënë 31 986 vaksina. 24 000 prej tyre janë doza përforcuese. 1 950 188 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit, 429 266 persona janë me një dozë të tretë.Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të bashkuar dhe më të fortë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në fjalimin e tij me rastin e Festës..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..
Mijëra bullgarë nga i gjithë vendi u mblodhën sot në Pamporovo dhe së bashku shënuan Festën Kombëtare - 3 Marsin. Zbritja e madhe me kostume popullore dhe flamuj trengjyrësh për të tetin vit radhazi filloi nga maja Snezhanka dhe temperaturat nën zero..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav..
Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e..
Do të krijohet një qendër për inovacionet në mbrojtje, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov në një mbledhje të qeverisë. Industria bullgare e mbrojtjes..