Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) kërkoi që paga minimale këtë vit të jetë 730 leva (373 euro), në vend të 710 levave (363 euro) të shpallur nga Ministri i Financave Asen Vasilev. Në një forum diskutimi për kufizimin e punës së paguar keq u njoftuan të dhënat e fundit, sipas të cilave mbi 870 mijë njerëz në Bullgari marrin shpërblim sa paga minimale ose afër saj. Të dhënat tregojnë se në të gjithë Evropën vetëm në Shqipëri dhe në Mal të Zi paga minimale është më e ulët se në vendin tonë. Në Maqedoninë e Veriut paga më e ulët është 20% më e lartë se në Bullgari.
Sindikata pret që inflacioni zyrtar për muajin dhjetor 2021 të arrijë në 8% me bazë vjetore krahasuar me muajin e fundit të vitit 2020.Në ditën e dytë të konsultimeve me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov shprehu besimin se është e mundur të ketë një kabinet në kuadër të Kuvendit të ri Popullor. Ai e arsyetoi supozimin e tij..
Zgjedhjet e fundit u zhvilluan nën hijen e dezinformimit të Kremlinit, i cili është një nga mjetet kryesore për ndikim në proceset e brendshme politike në vendin tonë, deklaroi ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në tryezën e..
“Kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi konfrontimin dhe shkeljen e parimeve evropiane dhe nga foltorja më e lartë parlamentare bëri një kërkesë se synon ta largojë vendin nga rruga euroatlantike me fjalë që..
Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar -..
Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja..
Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet..