Raketa e dytë e Bullgarisë Dimitër Kuzmanov ka shënuar një fitore dramatike në fillimin e kualifikimeve për Australian Open. 28-vjeçari Kuzmanov humbi setin e parë kundër gjermanit Daniel Mazur - №181 në renditjen botërore, por më pas bëri një kthesë për të fituar 4:6, 6:3, 7:6 (5). Beteja mes tyre zgjati 2.46 orë.
“Jam i lumtur që më në fund arrita fitoren e parë në Slam”, tha Kuzmanov pas ndeshjes. Në raundin e dytë ai do të luajë kundër një gjermani tjetër - Tobias Kamke (№254 në renditjen botërore).Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..