Vala e re e koronavirusit nuk përsëritet me ato të mëparshmet dhe është krejt ndryshe. Në bazë të të dhënave do të bëhet çdo ditë një vlerësim kompleks, tha Ministrja e Shëndetësisë Asena Serbezova pas takimit të Ndihmës së Urgjencës dhe drejtorëve të spitaleve në Sofje.
Disa nga faktorët për kalimin nga një masë në tjetrën janë zënia e shtretërve spitalorë, sëmundshmëria e personelit mjekësor dhe disponueshmëria e mjekëve, tha Serbezova.
Këshilli Konsultativ i Ekspertëve për Mbikëqyrjen e Imunoprofilaksisë po diskuton nëse do të reduktohet periudha e karantinës nga 10 në 7 ditë dhe periudha e izolimit nga 14 në 10 ditë. Në shumë vende nuk ka fare karantinë për njerëzit me dozë përforcuese, shpjegoi ministrja.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..