Gjatë 24 orëve në vijim, nën ndikimin e një cikloni mesdhetar me ecuri të ngadaltë, situata meteorologjike në vendin tonë do të komplikohet. Moti do të jetë i vranët me reshje në pothuajse të gjithë vendin, të cilat do të kalojnë në borë. Në pjesën më të madhe të vendit do të krijohet mbulesë bore. Do të bëhet edhe më e ftohtë. Në vendkalimet malore do të ketë stuhi dëbore. Temperaturat do të lëvizin nga minus 1 deri në 4 gradë. Pasdite dhe në mbrëmje reshjet do të fillojnë të dobësohen, ndërsa të mërkurën mbrëma do të ndalojnë pothuajse kudo.
Në zonat malore do të mbajë mot i vranët me reshje bore. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi lindor-verilindor. Do të vazhdojë të ftohet dhe temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth minus 4 °, në 2000 m - rreth minus 7 °.
Mbi bregun e Detit të Zi do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore. Vranësirat do të jenë më të konsiderueshme përgjatë bregdetit jugor. Do të fryjë erë e fortë verilindore. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 5 gradë. Temperatura e ujit të detit do të jetë 8 ° -10 °, ndërsa lëvizja e detit - 4-5 ballë.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..