Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët miratuan hyrjen në Parlament me "certifikatë të gjelbër"

Foto: BGNES

Nga data 24 janar, në ndërtesën e Kuvendit Kombëtar do të hyhet me “certifikatë të gjelbër” ose me test negativ për Covid-19. Ky vendim u mbështet sot pas një debati 5 orësh në sallën plenare nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, GERB-SDS, DPS, BSP dhe “Bullgaria Demokratike”. “Ka një popull të tillë” dhe “Ringjallja” (“Vëzrazhdane”) nuk morën pjesë në votim. Kështu 153 deputetë votuan pro, 0 kundër dhe katër abstenuan. Deputetët pa certifikatë do të paguajnë vetë analizat e shpejta të antigjenit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në tetor do të propozojnë hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengenin tokësor

Më 10 tetor, Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Illva Johanson dhe Ministrja e Punëve të Brendshme e Hungarisë do t'i propozojnë Këshillit të BE-së që të shfuqizohen kontrollet në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Vendimi për..

botuar më 24-09-24 2.57.MD

Dimitër Gllavçev drejt bullgarëve në SHBA: Ajo që na mungon është uniteti

Kryeministri në detyrë Dimiër Gllavçev, i cili ndodhet në SHBA për Samitin në Nju Jork, në Çikago u takua me biznesmenë, përfaqësues të organizatave të ndryshme, shkollave dhe qendrave kulturore bullgare. Ai përgëzoi përfaqësuesit e komunitetit më të..

botuar më 24-09-24 1.56.MD
Georgi Tahov

Bullgaria nuk do të humbasë 90 milionë eurot e papërdorura në bujqësi

Komisioni Evropian miratoi transferimin e 90 milionë eurove të pashfrytëzuara nga vendi ynë nga periudha e mëparshme financiare në kuadër të Programit për Zhvillimin e Zonave Rurale, njoftoi ministri në detyrë i bujqësisë, Georgi Tahov, i..

botuar më 24-09-24 11.07.PD