Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fabrika e parë e birrës në vendin tonë mban emrin e Shën Petkës

Dhe akoma histori të tjera me një shije të pasur prej hopsi ...

Foto: BGNES

Bullgaria nuk është ndër vendet e para të cilat do t'i vijnë ndërmend adhuruesit të një prej pijeve alkoolike të gazuara më të famshme - birrës. Në sfondin e vendeve si Gjermania, ku traditat e prodhimit të birrës datojnë që në shekullin e 11-të, dhe Belgjika, me mbi 1000 vjet histori në prodhimin e birrës, si dhe Holanda dhe Republika Çeke, dëshmitë për prodhimin industrial të birrës në Bullgari, janë të një periudhe shumë më të vonë.

Fabrika e parë tek ne është hapur pak përpara, ose rreth Çlirimit të vendit  nga robëria turke. Në të ka punuar një mjeshtër çek i prodhimit të birrës. Fabrika është gjendur në qytetin Ruse dhe ka mbajtur emrin e Shën Petkës. Gjatë vitit 1882 fabrika e birrës është bashkuar me ndërmarrjen e sapondërtuar nga sipërmarrësi austriak Johann Habermann dhe ka mbajtur emrin e tij.


Kurse provat e para për prodhimin e birrës në kushte shtëpiake janë akoma që nga periudha e robërisë. Një nga pionierët në këtë veprimtari ka qenë revolucionari hungarez Lajosh Koshut.

Edhe pse shumë e kufizuar për shkak të aksesit më të vështirë në disa prej lëndëve të para, tradita e prodhimit të birrës në shtëpi është ruajtur. Që nga fillimi i shekullit të 21-të dhe veçanërisht në 15 vitet e fundit, ajo ka lulëzuar... Kërkesa në rritje për stile dhe shije jo standarde  i detyron  hegjemonët në tregun e birrës në vendin tonë, megjithëse ngadalë, të ofrojnë stile të tilla si: Аle, Pale Ale, IPA /indian pale ale/, Stout, Porter e të tjera.


Paraqitja e tyre provokon dyqanet dhe restorantet për të ofruar një përzgjedhje të gjerë të tundimeve të hopit për shtëpinë dhe për konsum në vend. Disa nga këto vende u kthyen në hapësira komode për mbledhjen e adhuruesve të pijes gazoze, disa nga të cilët madje formuan  dhe “Shoqërinë e vet të koleksionuesve të artikujve të birës në Bullgari”. Anëtarë të saj janë njerëz, për të cilët të pinë një birrë është jo vetëm një shkak i thjesht që të takohen, por dhe të mësojnë diçka të re për pijen e tyre të dashur. Për këtë dëshmojnë disa nga  koleksionet e paçmuara të etiketave, kupave, suvenireve reklamuese e të tjera.


Një nga koleksionuesit është mësuesi Ognjan Asparuhov në koleksionin e të cilit gjejmë kartonë /aksesorë/ për vendosjen e gotave nga e gjithë bota:

“Nuk mund të them se kush ishte kartoni i parë për gota, të cilin e ruajta. Por, më kujtohet se ishte gjatë periudhës së viteve 2007-2008. Meqenëse jashtë shtetit vënia e kartonëve dhe e materialeve reklamuese në lokale është diçka tepër normale, po si kjo që t’i marrësh me vete në shtëpi, unë fillova ti mbledh. Nëse sot, unë vendos që të nxjerr ndonjë nga koleksioni im, menjëherë do të kujtohem se që ku e kam marrë”- tregon Asparuhov në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.

Kartonët të cilët i kam grumbulluar me një vështirësi më të madhe janë bullgaret. Shkaku - vera dhe rakia janë me nder më të madh në vitet kur prodhimi i birrës në vendin tonë është ende në fillimet e tij.

Ljubomir Angjellov dhe Ognjan Asparuhov

Një koleksion mjaft kureshtar pronëson një anëtar tjetër i kësaj shoqërie jo tradicionale - Ljubomir Angjellov, pasioni i të cilit janë etiketat e birrave, të prodhuara tek ne. Deri tani ai ka mbledhur mbi 3500:

“Çdo gjë filloi fare rastësisht që nga viti 1994 - kujtohet Angjellov. Kisha lënë disa shishe në një legen më ujë, etiketat e tyre ranë dhe unë vendosa se do të filloj që t'i koleksionoj. Për mua, kryesorja të cilën e kërkoj në një etiketë, është dizajni, i cili e bën etiketën të ndryshme. Etiketa e ëndërruar është ajo, zbulimi i së cilës është i lidhur me ndonjë kujtim të shtrenjtë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/ “Shoqërinë e vet të koleksionuesve të artikujve të birës në Bullgari”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD