Studentë nga Specialiteti “Turizëm” në Universitetin “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në qytetin Veliko Tërnovo prezantuan edicionin e dytë të udhërrëfyesit fotografik “Njihuni me Bullgarinë me ne”. Ai përfshin objekte dhe vende të njohura ose pak të njohura turistike nga Bullgaria. Ideja lindi në kohën e pandemisë, ndërsa udhërrëfyesi u krijua si një projekt njohës. Qëllimi është të prezantohen objekte dhe vende të frekuentuara nga studentët dhe të shoqëruara me fotografi të tyre, të cilat pasqyrojnë përshtypjet dhe përjetimet e tyre personale. Botimi mund të shikohet në faqen Facebook të studentëve nga Specialiteti “Turizëm” pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Veliko Tërnovos. Krahas kësaj udhërrëfyesi fotografik ka për qellim të motivojë studentët të cilët shfaqin interes kryesisht në fushën e fotografisë dhe njohjes së vendeve të reja. Që prej disa vitesh katedra ofron mundësi me orientim shkencor dhe praktik, organizon konferenca shkencore, punishte arsimore, seminare etj.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..
Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..
Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend. Turisti..