6 520 314 njerëz jetojnë në Bullgari, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Popullsia është ulur me 844 000 persona krahasuar me regjistrimin e mëparshëm të vitit 2011. Kjo është tkurrja më e madhe e regjistruar deri më tani. Shkaqet janë në vend të parë rritja negative e popullsisë dhe në vend të dytë migrimi.
Në vitin 1992, 24% e popullsisë ka qenë nën moshën 14 vjeç dhe 14% mbi moshën 65 vjeç. Në vitin 2021, situata është pikërisht e kundërta. Qyteti i Sofjes është i vetmi qark që e ka rritur popullsinë e vet me 14,7%. Në të gjitha të tjerat ajo është ulur nga 8 në 26%, ku më të prekurit janë Vidin, Dobriç dhe Montana.
Vetëm 34% e bullgarëve janë regjistruar në mënyrë elektronike, që është më pak sesa në regjistrimin e mëparshëm.Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i kujton mirë. Megjithatë, ajo ka rrënjë shumë më të thella. Filloi me protestat e punëtorëve në Çikago..
Gabriella Haxhikostova (Gabriella Hadzsikosztova) është aktore, e lindur në Sofje në familjen e Liljana Kisjova dhe Konstantin Haxhikostov, artistë shumë të njohur bullgarë nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar. Gabriella jeton në Budapest për më..
Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios publike tani lexohen nga një avatar i inteligjencës artificiale i trajnuar në bullgarisht, në një..
Gabriella Haxhikostova (Gabriella Hadzsikosztova) është aktore, e lindur në Sofje në familjen e Liljana Kisjova dhe Konstantin Haxhikostov, artistë..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i..