Kryeministri Kirill Petkov shpërndau funksionet për koordinimin e politikës së përgjithshme të qeverisë dhe për ndërveprimin me organet e pushtetit ekzekutiv pranë Këshillit të Ministrave. Nën mbikëqyrjen personale të Kryeministrit do të jenë Agjencia Shtetërore për Refugjatët, Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, Agjencia Shtetërore “Siguria e Lëvizjes në Rrugë”, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, Agjencia Shtetërore për Kërkime dhe Inovacione, Komisioni Shtetëror për Sigurinë e Informacionit, agjencitë shtetërore “Rezerva e Shtetit dhe Rezervat në Kohën e Luftës”, “Inteligjenca”, “Siguria Kombëtare” dhe “Operacionet Teknike”, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..