Sot, kur Kisha Ortodokse Bullgare shënon festën e Epifanisë, Kreu i Shtetit dhe komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura Rumen Radev mori pjesë në ceremoninë e bekimit të flamujve luftarakë dhe flamujve të shenjtë të Ushtrisë Bullgare. Presidenti pranoi trupat përfaqësive të Ushtrisë Bullgare dhe vendosi kurorë me lule para Monumentit të Ushtarit të Panjohur.
Pas ceremonisë, Kreu i Shtetit tha se askush nuk e ka ngritur çështjen e vendosjes së bazave ushtarake në Bullgari dhe shprehu shpresën se kriza në Ukrainë të zgjidhet jo me më shumë armë, por me mjete diplomatike.
Radev përshëndeti synimet e qeverisë për të intensifikuar dialogun me Maqedoninë e Veriut dhe përsëriti se garancitë kushtetuese për bullgarët maqedonas dhe fundi i gjuhës së urrejtjes do të ndihmonin në përshpejtimin e procesit.
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..