Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një këshilltare e kryeministrit bullgar e ka vizituar Shkupin

Vesella Çerneva
Foto: BGNES - arkiv

Këshilltarja për politikën e jashtme e kryeministrit Kirill Petkov Vesella Çerneva e ka vizituar Shkupin më 2 janar, njoftoi BNT. Qëllimi ka qenë përgatitja për takimin e ardhshëm të janarit ndërmjet Kirill Petkovit dhe kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Petkov njoftoi se pas betimit të kabinetit të ri në Shkup do të takohet me pasardhësin e Zoran Zaev.

Organizatat e bullgarëve në Maqedoninë Veriore u kanë dërguar një letër të gjitha institucioneve bullgare para zhvillimit të Këshillit Këshillimor të Sigurisë Kombëtare të 10 janarit të thirrur nga presidenti për të diskutuar kornizën për marrëdhëniet me Shkupin.

Qëndrimi i tyre është që Sofja të thotë “po” për fillimin e bisedimeve të Shkupit me BE-në, vetëm kur të fillojnë të respektohen të drejtat e tyre në ish-republikën jugosllave, të ndalet procesi i debullgarizimit, gjuha e urrejtjes dhe falsifikimet historike.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një formacion ushtarak bullgar niset për të marrë pjesë në forcën stabilizuese të NATO-s në Kosovë

Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të NATO-s në Kosovë (KFOR). Ceremonia, në të cilën do të marrë pjesë shefi i mbrojtjes, admirali Emill..

botuar më 25-03-19 5.55.PD

Pronarët e restoranteve protestojnë kundër TVSH-së 20%

Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur..

botuar më 25-03-19 5.15.PD

Parashikimi i motit për 19 marsin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6° dhe minus 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të ketë në rajonet lindore. Do..

botuar më 25-03-18 7.35.MD