Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska foli në telefon me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken për "grumbullimin destabilizues të trupave ruse në kufirin me Ukrainën", vihet në dukje në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit. Biseda është me kërkesë të palës amerikane. U diskutua nevoja për një qëndrim të bashkuar për mbrojtjen e vendeve të NATO-s.
Blinken ripohoi angazhimin e SHBA për mbrojtjen e përbashkët në rast agresioni kundër një anëtari të Paktit. U diskutua gjithashtu për kërkimin e de-përshkallëzimit të tensioneve, “përmes përmbajtjes, mbrojtjes dhe dialogut”.
Biseda ishte pjesë e konsultimeve të përbashkëta të Blinken me ministrat e jashtëm të 9 vendeve lindore të NATO-s - Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe..