Prokuroria e qytetit të Sofjes ka refuzuar të fillojë një procedim paraprak kundër ish-Kryeministrit Bojko Borisov për deklaratën e tij për vaksinat e skaduara kundër Covid. Prokurorisë iu drejtua ish-Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov për shkak të një deklarate të Borisovit, të cilën Kacarovi e cilësoi si një lajm të rremë.
“E imunizojnë popullatën me vaksina të skaduara – Pfizer. Afati i tyre i skadimit është deri më 30 shtator. Ata e kanë zgjatur atë, por roli i një vaksine është të jetë i sigurt dhe efektiv”, tha Borisov për mediat. Ministria e Shëndetësisë sqaroi se afati i skadimit të një flakoni të ngrirë të vaksinës është zgjatur nga 6 në 9 muaj nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Analiza e Prokurorisë ka treguar se deklarata e ish-Kryeministrit nuk është krim.Paraditen e së martës përgjatë Danubit, në lugina dhe në Fushën e Trakisë së Epërme do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta shtresore. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Vranësirat do të shtohen pas mesditës dhe do të bëhen të ndjeshme deri në..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Tradicionalisht, në kishat shërbehet një liturgji festive e Epifanisë, shenjtërohet uji dhe më pas priftërinjtë..
Presidenti ia shtyu GERB-it dhënien e mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë deri më 13 janar. Përpara Bekimit të Flamujve Luftarak të Ushtrisë Bullgare në Sofje me rastin e Epifanisë , presidenti Rumen Radev njoftoi se parlamenti duhet..
Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri..