Çmimi i parë për “Sportist të Vitit të Bullgarisë” i jepet mbajtëses së medaljes së artë nga Lojërat Olimpike të Tokios, Ivet Goranova (karate). Këtë e tregojnë rezultatet e edicionit të 64-të të sondazhit të organizuar nga Nove AD Holding, ku morën pjesë 133 gazetarë nga 54 media të shkruara dhe elektronike.
Në kategorinë “Ekipi i Vitit” u zgjodh pa mëdyshje Ansambli Kombëtar i Gjimnastikës Ritmike. Në Lojërat e Tokios, Simona Djankova, Madlen Radukanova, Laura Traats, Stefani Kirjakova dhe Erika Zafirova regjistruan emrat e tyre në histori si kampionet e para olimpike të Bullgarisë në gjimnastikën ritmike. Vesella Dimitrova, e cila çoi ansamblin deri te titulli olimpik u zgjodh “Trajner i Vitit”.
Hristian Stojanov (atletikë) u bë “Sportist me aftësi të kufizuara” për vitin 2021. Ai fitoi një medalje argjendi në Lojërat Paraolimpike në Japoni në vrapimin 1500 metra T46.
Ivet Goranova u bë fituese edhe në kategorinë “Çmim të publikut” për të cilën votuan tifozët bullgarë të sportit.
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..