Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2021 – vit i lumtur personal për bullgarët dhe i keq për vendin

Foto: arkiv

Edhe pse po dërgojmë një vit të dominuar nga pandemia Covid, pasiguria ekonomike dhe paqëndrueshmëria politike, më shumë se gjysma e bullgarëve (55%) thonë se ishin të lumtur në vitin 2021. Këtë e tregojnë rezultatet e një studimi të agjencisë sociologjike “Trend”, të porositur nga e përditshmja e Sofjes “24 çasa” /"24 orë"/, që u zhvillua nga 1 deri më 7 dhjetor 2021. Sipas anketës, shumica e të rinjve kanë qenë të lumtur (gati tre të katërtat), ndërsa njerëzit mbi 70 vjeç e përshkruajnë veten më tepër si të palumtur gjatë vitit të kaluar. Në përgjithësi, vetëm 14% e të anketuarve i cilësojnë 12 muajt e fundit si të mirë për Bullgarinë, ndërsa 79% thonë se viti ishte i keq për vendin tonë. Nga ana tjetër, në planin personal mbizotërojnë vlerësimet pozitive - 46% e të anketuarve, kryesisht bashkatdhetarët më të rinj dhe më të pasur, e vlerësojnë vitin si të mirë për ta, ndërsa 42% e cilësojnë si të keq.

Pandemia dhe problemet shoqëruese rreth saj kanë ndryshuar dukshëm vlerësimet e bullgarëve për dy vitet e fundit në drejtim negativ, thonë sociologët. Krahasimi me rezultatet e përgjigjes së pyetjes së njëjtë në vitin 2019 dhe 2020 tregon se këtë vit njerëzit në vendin tonë kanë qenë më të lumtur se vitin e kaluar, por më pak të lumtur sesa në vitin 2019.

Megjithatë, bullgarët janë optimistë për vitin e ardhshëm 2022. Dy herë më shumë - 47% e të anketuarve janë të mendimit se Bullgaria do të mirëpresë një vit më të mirë, në dallim të atyre që parashikojnë një vit të keq për vendin tonë (24%). Në plan personal trendi po mbetet dhe 52% thonë se presin një vit më të mirë për veten e tyre, dhe vetëm 18% janë pesimistë për 12 muajt e ardhshëm.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëtori për lyerjen e vezëve disa orë para Pashkëve

Ngjarje të ndryshme në të gjithë vendin zhvillohen orë para se të mirëpresim Ngjalljen e Krishtit . Në Sofje, Fondacioni "Varet nga Ne" i fton fëmijët në një "Pikturim të Madh të Vezëve të Pashkëve" në Canjon Park në lagjen “Mlladost..

botuar më 25-04-19 11.27.PD

Kartat e identitetit - me çmim më të ulët deri në fund të vitit

Deri në fund të këtij viti, çmimet për lëshimin e kartave të identitetit do të ulen dhe do të kthehen në nivelet e vitit 2024. Këtë e ka vendosur qeveria në mbledhjen e fundit. Që nga fillimi i vitit, lëshimi i dokumentit të identitetit është..

botuar më 25-04-18 3.54.MD
At Stefan (majtas) dhe At Walter Gorra

Një prift katolik dhe një ortodoks: Kur e festojmë Ngjalljen bashkë, është më e gëzueshme

Në vitin 2025, kishat katolike dhe ato ortodokse festojnë Pashkët më 20 prill . Kur festojmë Ngjalljen e Krishtit së bashku, është më e gëzueshme. Këtë e tha për BTA në Ruse At Stefan nga Kisha Ortodokse “Shën Nikolla” dhe famullitari në kishën..

botuar më 25-04-18 9.51.PD