Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikojnë një rritje të numrit të njerëzve të gatshëm për t'u vaksinuar

Foto: EPA/BGNES

37% e bullgarëve të rritur besojnë se përfitimet e vaksinave janë më të mëdha se dëmet, sipas një studimi të dhjetorit nga Exacta Research Group.

“33 për qind janë të mendimit të kundërt, por ka një mbizotërim të vogël të atyre që besojnë në procesin e vaksinimit. Midis tyre janë, mbi të gjitha, mbështetësit e partive GERB, “Bullgaria Demokratike” dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin”, tha për BNR menaxherja e agjencisë, sociologia Lidija Jordanova.

Ndër ata që nuk besojnë në imunizimin janë ata që nuk votojnë dhe mbështesin partitë “Vëzrazhdane”, "Ka një popull të tillë" dhe Partinë Socialiste Bullgare (BSP).

Njerëzit e kuptuan se rruga drejt një jete normale kalon përmes vaksinimit. “Në muajt e ardhshëm, mund të presim një rritje prej mbi 40 për qind të atyre që dëshirojnë të vaksinohen në sfondin e valës së pritur serioze Covid”, parashikoi Jordanova.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 marsin 2025

Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..

botuar më 25-03-04 7.35.MD

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD

Vitin e fundit, Bullgaria mbeti prapa në indeksin e barazisë së grave

Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..

botuar më 25-03-04 2.40.MD