Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në një protestë etër u shpallën për prindërimin e përbashkët

Foto: BGNES

Baballarë protestuan para Ministrisë së Drejtësisë për të sinjalizuar një nga problemet më të mëdha sociale – gjithnjë e më pak fëmijë mund të jetojnë me të dy prindërit. Sipas tyre, një nga rrugëdaljet është që fëmijët e prindërve të ndarë të kalojnë kohë të barabartë me njërin dhe tjetrin prindër. “Është bërë në shumë vende, është koha që të ndodhë edhe në vendin tonë”, tha një nga protestuesit. Demonstrata paqësore u zhvillua në ditën e babait, në përkujtim të Shën Jozefit të Fejuarit, babait tokësor të Krishtit.

Pasi bisedoi mbi këtë temë me protestuesit Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova, që ditën e parë pune 29 dhjetorin, ka ndërmend të thirrë një takim me organizata joqeveritare për të diskutuar këtë çështje. Ideja është që të përpilohen ndryshime legjislative për të mbrojtur të drejtat si të fëmijëve, ashtu edhe të dy prindërve pas ndarjes.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Avioni i dytë luftarak bullgar F-16 tashmë fluturon për në Bullgari

Avioni i dytë luftarak F-16 do të vijë në Bullgari brenda disa ditësh, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një leksion para studentëve në Universitetin e Bibliotekës dhe Teknologjive të Informacionit. "Fluturimi i këtyre avionëve nuk është..

botuar më 25-04-29 11.39.PD

Biznesi polak dëshiron autostrada dhe ura të reja për të lidhur Bullgarinë me Rumaninë

Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Polako-Bullgare. Rumen Radev theksoi rëndësinë e turizmit detar,..

botuar më 25-04-29 10.56.PD

Parashikimi i motit për 29 prillin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Do të formohen ngrica vende-vende në luginat e 8 rretheve të gjysmës lindore të vendit. Pas mëngjesit të freskët, gjatë ditës do të ketë diell në të..

botuar më 25-04-28 7.40.MD