Ditën e diele vranësia do të jetë e konsiderueshme. Vende-vende në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore do të ketë reshje të pakta. Përgjatë rrjedhjes së lumit Danub do të ketë mjegull. Në veri të maleve dhe në Bullgarinë Juglindore do të fryjë erë e matur jugperëndimore. Temperaturat minimale në luginat dhe në Bullgarinë Verilindore do të jenë rreth 0 gradë, në rajonet e tjera të vendit mes 2 dhe 7 gradë. Në rajonet me mjegull të qëndrueshëm, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 8 gradë. Në malin Predballkan dhe në rajonet ekstreme jugore vlerat maksimale do të jenë deri në 13 – 15 gradë, për Sofje priten deri në 10.
Mbi male gjithashtu do të mbahet mot i vranë. Mbi disa masive malesh do të ketë reshje të dobëta bore, nën 1700 m do të bjerë shi. Do të fryjë erë e fortë jugperëndimore. Temperaturat maksimale në lartësi 1200 metra do të jenë deri në 8 gradë, mbi 2000 metra përafërsisht 2.
Ditën e hëne do të mbahet e ngrohtë për sezonin, reshjet do të përfshijnë edhe Bullgarinë Qendrore.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..